Turqia ka qenë e njoftuar para se të ndodhë sulmi në Siri

Shpërndaje

Turqia u njoftua përpara sulmit britanik dhe francez mbi Sirinë. Kështu ka thënë zëdhënësi i Partisë AK, Mahir Unal, në një intervistë televizive në CNN’in turk.
Pas sulmeve ajrore në Siri të udhëhequra nga SHBA’ja, në mbështetje të Britanisë dhe Francës, një burim i ministrisë së jashtme turke ka thënë se sulmet ajrore kundër qeverisë siriane janë |të përshtatshme”, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Shtetet e Bashkuara, forcat britanike dhe franceze goditën Sirinë me sulme ajrore në një ndërhyrje të koordinuar nga autoritetet perëndimore kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, në përgjigje të një sulmi të dyshuar të gazit helmues që vrau dhjetëra njerëz javën e kaluar.

Loading...