U kritikua për peshën, ja vendimi që mori Enca! (FOTO)

Shpërndaje

Enca Haxhia është emër shumë i lakuar në titujt e medieve rozë.

Ajo çdo herë ka qenë në qendër të kritikave lidhur me kilogramët e tepërta, por asnjëherë nuk i kishte bërë për ato kritika.

Javë më parë, këngëtarja publikoi projektin e saj të ri me titull “Dua”, këngë të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip, në të cilin erdhi në skena romantike bashkë me modelin portugez.

Krahas suksesit, kënga mori edhe shumë kritika, ndër to ishin edhe komentet lidhur me peshën e këngëtares.

Tashmë Enca ka vendosur që të fillojë palestrën, për të arritur linjat e dëshiruara trupore, e këtë gjë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale.

Ndërkohë që në profilin e saj në rrjetet sociale ka postuar një fotografi të një femër superseksi që po bën sparkatën dhe që me shumë gjasa të jetë e trajneres së saj.

Këtë fotografi e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim “Bëmë zysh, të të ngjaj”, ku me duket sikur Enca shpreh ëndrrën e saj për tu bërë si trajnerja me format bombastike.

Loading...