Vazhdon gjykimi për sulmin ndaj Selës

Shpërndaje

Në Gjykatën penale sot vazhdon gjykimi i të akuzuarve për tentim për vrasje të deputetit ZIadin Sela, që ka ndodhur më 27 prill vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në seancën paraprake më 18 prill kanë dëshmuar Aleksandar Stojkoski, ish deputet, ndërsa tani drejtor i Klinikës për radiologji në Shkup, dhe gazetari Goran Tërpenovski. Seanca atëherë është ndërprerë përkohësisht pasi u asfiksua Nikolla Vojnevski, njëri nga dhjetë të akuzuarit në këtë lëndë.

Për tentimin për vrasje të Ziadin Selës më 27 prill vitin e kaluar janë akuzuar Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra. Të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela në seancat paraprake u prononcuan të pafajshëm.

Loading...