Vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Mitmarrja”

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Mitmarja’” në të cilin i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev. Në seancën e sotme do të vazhdojë dëgjimi i bisedave nga masat speciale hetimore të cilat filluan që në seancën e kaluar pa praninë e opinionit.

Kryeministri Zaev në rastin “Mitmarrja” akuzohet se ka kërkuar një shumë prej 160 mijë euro ryshfet nga një biznesmen në Strumicë, në kohën kur ishte kryetar i saj, për privatizimin e pesë parcelave në këtë komunë.

Loading...