Vazhdon seanca për interpelancën e Qeverisë nën udhëheqjen e Misovskit

Shpërndaje

Pas pauzës një oreshe deputetët janë kthyer në sallë për të vazhduar debatin për interpelancën e qeverisë. Seanca për mosbesimin e Qeverisë tani po udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski. Paraprakisht seancën e menaxhonte Talat Xhaferi.

Fillon seanca për interpelancën e Qeverisë në Kuvend

Në Kuvendin e Maqedonisë ka filluar seanca për interpelancën e Qeverisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, ka bërë elaborimin e kërkesës për mocionin e besimit të Qeverisë. Danev tha se kjo Qeveri është më e papërgjegjshmja dhe më e korruptuara që ka pasur ndonjëherë Maqedonia ai madje akuzoi se punojnë për interesa partiake dhe për të mbajtur gjallë koalicionin LSDM-BDI.

Për ta mbajtur në jetë koalicionin me BDI, keni shkelur rregulloren për punë të kuvendit dhe Kushtetutën e Vendit vetëm e vetëm për ta miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, rreth kësaj keni vërejtje të mëdha nga BE-ja që do të ndikoj në raportin e KE-së. Deputetët e LSDM-së nuk e kishin të lehtë ta shtypnin pullën e gjelbër por duhej respektuar urdhri”, deklaroi Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Dragan Donev, gjatë elaborimit u ndal edhe në aspektin ekonomik duke e cilësuar këtë qeveri si të paaftë për të udhëhequr pushtetin.

Gjatë fushatës zgjedhore premtuat, Ligje, Rregullore Kushtetutë, por të njëjtat i keni shkelur. Me qeverinë e LSDM-së vendi përjetoi “cunami” ekonomik. Qytetarët thonë se këta njerëz për ekonomi nuk vlejnë. Gjatë këtij sundimi të deritanishëm e shkatërruar ekonominë e vendit. Paaftësia e kësaj qeverie bie mbi kurrizin e qytetarëve. Në vitin 2017 ka zero për qind rritje ekonomike, derisa vendet tjera të rajonit të gjitha kanë shënuar rritje ekonomike. Kur LSDM-ja është në pushtet nuk ka rritje të pagave dhe pensioneve. Njerzit nuk kanë para, pas shumë viteve Republika e Maqedonisë po shënon rënie. Maqedonia ka përjetuar një cunami ekonomik vetëm brenda një viti të qeverisjes së LSDM-së. Mungojnë investitorët si të vendit po ashtu edhe të huajt. Kjo sipas Donev-it është rezultat i politikës së kësaj qeveri të udhëhequr nga LSDM-ja. Investitorët ikin nga Maqedoni dhe investojnë në vendet fqinje si Serbi, Bullgari, Shqipëri dhe së fundi edhe në Kosovë. E rritët akcizën e naftës, me atë në mënyrë direkte keni kontribuar në rritjen e produkteve tjera dhe me këtë keni rënduar standardin e qytetarëve. Qytetarët votuan për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve tjera dhe jo për rritjen e tyre”. – është shprehur Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE-së

Reformat në gjyqësor a nënkuptojnë revanshizëm politik? Pyeti Dragan Donev gjatë fjalimit të tij derisa theksoi se qeveria aktuale ka premtuar reforma rrënjësore në gjyqësor ndërkohë që nuk ka as edhe ministër të drejtësisë, a prej ditës së djeshme as arkiv të kësaj ministrie.

Në fushën e gjyqësorit paralajmëruat reforma të mëdha gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa po realizoni një revanshizëm të paparë politik. Arrestuat deputetë, artistë dhe personalitete të tjera. Gjatë arrestimit të deputetëve nuk u morë parasysh imuniteti i tyre – tha Danev.

Ndërkohë deputeti i LSDM-së Tomislav Tuntev nismën për mocionin e besimit të qeverisë e ka vlerësuar si arsye përmes së cilës VMRO-DPMNE kërkon të kthehet në qeveri.

 Më duhet ta pranoj se sot ndihem më ndryshe, më produktiv sepse salla e madhe e kuvendit të RM-së është e mbushur plot edhe me deputet të shumicës dhe të opozitës. Më duhet të pranoj se kjo kërkesë për mosbesim të qeverisë është një dëshpërim të madh sepse paraqet si arsyetim që deputetët e VMRO-së dhe koalicionit që të kthehen në Kuvend. Kjo është mënyra që deputetët e opozitës të kthehen në “derë të madhe”. Por dera e madhe duhej të nënkuptonte debat rreth ligjeve reformuese dhe debat rreth planit 3-6-9, debat që ky plan të bëhet realitet”, tha Tomisllav Tuntev nga LSDM duke shtuar se vendi pret rekomandim pozitiv pa asnjë kushte, që sipas tij vjen si rezultat i punës së kësaj qeverie e cila në pushtet është më pak se një vit.
Për momentin të pranishëm në sallë janë rreth 80 deputetë dhe pothuajse i gjithë Kabineti qeveriatar.

Seancë për rrëzimin e Qeverisë sot në Kuvend

Sot në rendin e ditës në Kuvendin e Maqedonisë është caktuar interpelanca e qeverisë. Nisma për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë erdh nga partia opozitare në vend. VMRO-DPMNE-ja pret që mosbesimi të votohet nga shumica e deputetëve. Me këtë iniciativë, partia e Mickoskit edhe zyrtarisht kthehet në Kuvend.

LSDM-ja, iniciativën për mocion mosbesimi e sheh si mundësi për të treguar të arriturat e deritanishme të Qeverisë.

Loading...