Veturat që dikur bartnin presidentin Rugova, sot i ka mbuluar pluhuri (Video)

Shpërndaje

LDK’ja kërkon që veturat e Rugovës të konservohen e të vendosen në muze.
Veturën që dikur barte presidentin e Kosovës, tash është mbuluar me pluhur.

Në këtë gjendje janë edhe 5 automjetet tjera që përbënin eskortën e ish presidentit të ndjerë, raporton T7.

Që nga viti 2011 veturat e blinduara dhe jashtë përdorimit, ndodhen të parkuara në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje se çfarë do të ndodhë me këto vetura.

Por, për LDK-në këto automjete kanë rëndësi të jashtëzakonshme.

Bile, ata kanë një plan se për çka mund të shërbejnë veturat e Rugovës.

Në fakt vetura jashtë përdorimi ka në të gjitha institucionet e Kosovës.

Disa ndodhen në parkingun e Ministrisë së Kulturës që nga koha kur në krye të këtij dikasteri ishte Kujtim Shala.

E sipas një vendimi të ish-kryeministrit Isa Mustafa, veturat zyrtare që janë tepricë apo të pafavorshme ekonomikisht, duhet të shiten në ankand publik.

Loading...