VMRO-DPMNE a po heq dorë nga Gruevski, votoi Ligjin e dëshmitarëve që e kërkoi PSP?

Shpërndaje

Deputetët e pushtetit dhe opozitës sot i miratuan ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve që i kërkoi Prokuroria Speciale Publike dhe për të cilën duhej shumica e dy të tretave.

Ndryshimet e ligjit u sollën me 86 vota pro.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska ka thënë se i kanë përkrahur ndryshimet pasi që janë pranuar edhe vërejtjet e tyre.

“Në pajtim me propozimet që i dhamë, gjithsejtë 11 nga ana e VMRO-DPMNE-së, u bë intervenim në ligjin aktual dhe mund që të themi se drejtësia është në vend. Ligji i këtillë ndoshta nuk është ideal, por është më i mirë prej atij që është propozuar në fillim nga ana e LSDM-së”, ka thënë Stamenkovska.

Loading...