VMRO-ja dorëzoi iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë

Shpërndaje

VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë. Kreu i këtij subjekti, Hristijan Mickoski pret që Kuvendi të mërkurën të njëjtën ta vendos në rend dite. Mickoski është optimist në pritjet e tij.

Shpresoj se të mërkurën do të jetë dita kur do të mundemi t’i argumentojmë pozicionet tona. Ashtu shkruan edhe në Rregulloren e Kuvendit. Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i Qeverisë dhe të shohim më pas se si do ta zhvillojmë Maqedoninë, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka tjetër në këtë drejtim – deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Iniciativa për mocionin e besimit të Qeverisë, sipas Rregullores së Kuvendit duhet të futet në rend dite në ditën e tretë pas ditës së dorëzimit. Deputetët që kanë parashtruar mocionin, ka të drejtë fjale më shumë se një herë, ndërsa radhitja e tyre për fjalë bëhet në bazë të koordinimit me kreun e Kuvendit. Seanca për mocionin e besimit duhet të mbarojë deri në mesnatë, ndërsa votimi i saj ditën e nesërme. Mos besimi duhet të votohet me shumicë të thjeshtë. VMRO-DPMNE-ja aktualisht ka nën 50 mandate deputetësh, si pasojë e ikjes së Çedomis Sazdovskit dhe Amdi Bajram nga koalicioni opozitar.

Loading...