Xhaferi: Derisa unë jam Kryetar i Parlamentit nuk do të lejojë të përsëriten ‘e hëna e zezë’ e as ’27 prilli’
“Përderisa unë jam i pari ndër të barabartit, nuk do të lejoj të ndodhë njëfarë “e hëne e zezë” e re ose po, të ndodhë 27 prilli i vitit 2017. Besoj se, të gjithë ne nxorëm mësim nga këto ngjarje, gjegjësisht, e mësuam leksionin historik se me dhunë nuk ndërtohet as demokraci, as institucione funksionale”, porositi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në Konferencën e parë vjetore të Ministrisë së Financave me rastin e 26 vjetorit të miratimit të Buxhetit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, në temën “Menaxhimi i financave publike dhe rritja ekonomike – komplementare ose në kundërthënie?”
Kur flasim për rolin e Kuvendit, për fat të keq patjetër ti përmend ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, ngjarje të njohura në opinion si “e hënë e zezë” a të cilat ishin siç e dini drejtpërdrejtë të ndërlidhura me miratimin e buxhetit. Kuvendi bën kontroll mbi buxhetin gjatë shqyrtimit dhe miratimit të llogarisë përfundimtare të Buxhetit që Qeveria është e obliguar ta parashtrojë deri më 30 qershor çdo vit.
Ai kontroll është i mundshëm edhe nëpërmjet institutit Pyetje deputetësh, mandej përmes shqyrtimit të Raportit vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit, deri në mundësinë për debate mbikëqyrëse. Mirëpo, mbetet e hapur çështja, sa si Kuvend i shfrytëzojmë në mënyrë efikase këto mundësi në bazë të rregullores dhe ligjit për kontroll, si mbi grumbullimin e mjeteve ashtu edhe mbi harxhimin e parave të qytetarëve, deklaroi Xhaferi.
Megjithatë, për hir të së vërtetës, mendoj se edhe te pushteti, gjegjësisht shumica parlamentare, a dua të besoj se edhe te opozita, ka ndryshime pozitive në kuptimin dhe praktikimin e rolit të Kuvendit gjatë miratimit të buxhetit por gjithashtu edhe në raport me rolin mbikëqyrës mbi harxhimin e parave.
Respektivisht, shumica parlamentare nuk dëshiron të jetë vetëm aparat votues, por dëshiron të debatojë në mënyrë të argumentuar për buxhetin, pavarësisht vi-za-vi pushtetit ekzekutiv. Qasje të atillë të pavarur, kritike por edhe të përgjegjshme pres edhe prej opozitës, shtoi më tej Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi.