Zaev: “JO” zgjedhjeve të parakohshme, bisedojmë me BESËN dhe PDSH-në

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot e përshëndeti vendimin e opozitës që sërish të përfshihet në punën e Parlamentit.

Sipas tij, kështu do të ketë demokraci funksionale dhe ky është minimumi i diçkaje që qytetarët e Republikës së Maqedonisë e presin. Vlerësoi se dialogu me opozitën po lëviz në drejtim të duhur.

“Grupet e punës punojnë dhe një pjesë e zgjidhjeve ligjore janë harmonizuar, ndërsa disa tani më janë harmonizuar tërësisht. Kjo do të thotë se pritjet janë se deri më 17 prill deri te Raporti i KE-së t’i sjellim zgjidhjet ligjore në Parlament. Kryetari i Kuvendit më tha se planifikon më 10 prill seancë të re në të cilën do të jenë në rend dite këto zgjidhje, të cilat janë pjesë e pakos 3-6-9 dhe janë pjesë e reformave të përgjithshme në Maqedoni dhe tani më janë harmonizuar me opozitën”, ka thënë Zaev.

I pyetur si për paralajmërimet për interpelancë të Qeverisë dhe kërkesën e opozitës kjo pikë të vendoset para seancës për ligjet reformuese, Zaev tha se beson se do të gjindet kohë edhe për nevojat e opozitës edhe për reformat.

“Natyrisht, e drejta e tyre është që të parashtrohet interpelanca e Qeverisë, por njëkohësisht duhet të bëjmë kujdes edhe për vetë ligjet që të sillen deri në afat të paraparë, sepse nuk dëshirojmë asnjë vendi anëtar të BE-së t’u lëmë arsye për justifikim për diçka, kur më i kemi harmonizuar ligjet. Është e qartë se ekziston konsensus pothuajse i plotë në Parlament që të sillen zgjidhje të tilla , tha kryeministri.

Në lidhje me informacionet për bisedime për zgjerimin e shumicës parlamentare, Zaev tha se është në bisedime me deputetët, një pjesë e tyre janë nga partitë shqiptare, ndërsa pjesa tjetër janë më pak në numër të komuniteteve tjera etnike në Republikën e Maqedonisë.

Shfaqi shpresë se shumica qeveritare do të ketë sukses ta rritë numrin e deputetëve që do të thotë stabilitet të shumicës parlamentare dhe të politikave qeveritare në kohën, siç tha Zaev, kur pritet zgjidhje për kontestin për emrin, datën për fillim të negociatave me BE-në, ftesën e NATO-s.

Zaev tha se është optimist se shumica parlamentare do të zgjerohet, duke theksuar se po bisedon me deputetët e Lëvizjes së ndarë BESA, e cila sipas kryeministrit ka qëndrime të afërta me ato të pushtetit, pastaj me PDSH-në e cila me një ose dy deputetët e saj e mbështesin politikat e Qeverisë. Partia demokratike turke, gjithashtu sheh ambient edhe në disa deputetë tjerë në Parlament që do të mbështetnin politika të tilla.

“Perceptimi im dhe perceptimi i Qeverisë është se nuk duhet çdoherë të të shpejtohet në zgjedhjet parlamentare. Kështu informacioni i shpërndarë për sektorin e biznesit do të thotë të planifikohet në mënyrë stabile, qytetarët gjithashtu t’i planifikojnë aktivitetet e tyre, të gjithë faktorët në Maqedoni dhe e them këtë që varet nga unë. Natyrisht nëse dikush tjetër provokon, bën presion ose ka arsye për atë punë, e lëmë mundësinë të hapur”, tha Zaev.

Paraprakisht, Zaev foli në debat në kuadër të Konferencës së parë vjetore të Ministrisë së Financave. Para përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe profesorëve dhe afaristëve përsëriti se Qeveria nuk planifikon zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të thoshte stabilitet për bizneset dhe të gjitha rrjedhave ekonomike në shtet. Ato qëndrime, tha ai, të ndahen që të mund të bëhen projeksione.

Loading...