Zaev: Nuk mund të parashikojmë se sa është shkatërruar financiarisht shteti

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, në mbledhjen e sotme për besim të Qeverisë e përshëndeti kthimin e opozitës në punën e Parlamentit dhe, siç tha, kjo është në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, por edhe në interes të pushtetit për arsye se opozita mund të jetë vetëm pushtet më i mirë.

Zaev, duke iu përgjigjur akuzave të deputetit nga VMRO-DPMNE opozitare, Kërsto Jovanovski, tha se ky është debat konstruktiv dhe duhet të jetë korrigjues i pushtetit, benefit që qytetarët e marrin kur opozita është aktive në Parlament.

“Të vetmen gjë që nuk arritëm deri më tani ta përmbushim, në pajtim me premtiemt precize, është sepse nuk mundëm të parashohim se sa është robëruar shteti, sa është shkatërruar financiarisht, sa është plaçkitur në mënyrë armiqësore. Dhe nuk duam të marrim qindra miliona kredi dhe të rritet borxhi, ndërkaq njëherit borxhi ka rënë për një për qind në kohë të kthimit të borxheve të mëdha apo 280 milionë euro vetëm nga “Shkupi 2014″, 60 milionë në shëndetësi, 50 në MPB, 30 milionë në mbrojtje dhe të mos i radhis të gjitha ministritë se çfarë ishin gjendjet në shtet. Saktë, besuam në vrimën e madhe, por nuk besuam se ekziston dallim”, tha Zaev.

Ai potencoi se nuk është e saktë ajo që është thënë për emërimet në pjesën e Qeverisë.
“Në të vërtetë, dëshmi janë 11 marrëveshjet me të gjithë të cilët e sulmuan sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë në këtë temë, ndërsa sot nënshkruan marrëveshje për kërkim falje dhe kjo është e saktë, konfirmojeni. Njëzet e pesë për qind nuk janë ndërruar institucionet në shtet”, tha kryeministri.

Ai theksoi se nuk ka punëtorë të larguar nga puna në administratë por se bëhet fjalë për njerëz, kontratat në vepër të të cilëve tashmë skaduan.
Jovanovski tha se ka pritur nga Zaev së paku të kërkojë falje për 180 mijë eurot e shpenzuara nga ministrat. Tha se kjo Qeveri nuk duhet ta bëjë atë që e ka bërë paraprakja, gjë që të cilën shumica në pushtet e kritikon.

Lidhur me akuzat e Jovanovskit për largime të të punësuarve në administratë, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski kërkoi nga opozita të emërojë së paku një person të punësuar në kohë të pacaktuar në administratë i cili është larguar nga puna.

“Ne i ndërruam funksionarët e emëruar politik, sipas ligjit”, tha Mançevski, i cili i citoi kritikat nga Raporti i KE-së për Maqedoninë për vitin 2016 në pjesën e administratës, si dhe vlerësimin e sotëm pozitiv për gjendjet në Maqedoni të Fridom Haus.

Deputeti Xhevat Ademi nga BDI theksoi se Maqedonisë nuk i kanoset rrezik nga gjuha shqipe dhe nga qytetarët e barabartë shqiptarë. Sipas Ademit, tek një e treta e qytetarëve shqiptarë, VMRO-DPMNE përjetohet si parti antishqiptare, dhe se ata humbën vota në zgjedhje vetëm për shkak të asaj që koalicionuan me VMRO-DPMNE-në.

I bëri thirrje kryeministrit Zaev të vazhdojë me politikën e deritnaishme dhe të vazhdojë me kontaktet me fqinjët, me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, me atë bullgar, Bojko Borisov, me Haradinajn, me Bërnabiq… E inkurajoi të vazhdojë që anëtarëve të Qeverisë së tij t’u përmendë rikonstruim sepse askush që është zgjehdur nuk është i përjetshëm. Ky votëbesim është mundësi e mirë që të bëjmë rikapitulim të asaj që është punuar deri më tani.

Goran Manojllovski nga VMRO-DPMNE mohoi se VMRO-DPMNE janë albanofobë dhe e pyeti se si nuk e ka thënë atë kur në zgjedhjet lokale VMRO-DPMNE-ja e mbështeti BDI-në në disa qytete.

“Harruat çka bëri koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në Tetovë, si për shembull, objekti i Spitalit klinik, i USHT-së, më pas 11 salla sportive dhe të tjera. Duhet të thoni se sa është përqindja e përfaqësimit të maqedonasve në komunën e Tetovës”, tha Manojllovski.
Deputeti i BDI-së u kundërpërgjigj se gjithçka që është ndërtuar, është bërë nga të dhënat e qytetarëve.

Surija Rushidi nga Aleanca për shqiptarët theksoi se ka arsye të kritikohet kjo Qeveri, edhe tek shqiptarët një subjekt politik që 16 vite po sundon në Maqedoni. Pushteti, sipas tij, vazhdimisht po përzihet në bllokun politik shqiptar për ta kontrolluar.
Theksoi disa raste gjyqësore, mes të cilave edhe për Almirin e vogël, tha edhe se numri i shqiptarëve që për momentin ndodhen në burg, është përafërsisht i njejtë me maqedonasit, që sipas tij, tregon se në vend ka drejtësi selektive.

“Të mënjanohet përshtypja se edhe kjo Qeveri praktikon drejtësi selektive”, kërkoi Rushidi, i cili konsideron se për shkak të asaj që të rinjtë nuk kanë perspektiva në vend, po shpërngulen dhe se, siç tha, ‘një ditë nuk do të ketë kush të na votojë’”.
Megjithatë, beson se Qeveria nuk do të rrëzohet dhe se do të vazhdojnë reformat dhe Maqedonia do të hyjë në BE dhe në NATO.

Loading...