Zaev: Vlerësimi pozitiv, meritë e të gjithëve (Video)

Shpërndaje

Kryeministri, Zoran Zaev vlerëson se raporti pozitiv nga Komisioni Evropian është meritë qytetarëve, e pushtetit dhe opozitës. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë motiv për të punuar edhe më shumë në rrugën drejt euro-integrimin e vendit, pasi siç u shpreh “në unitetin e dallimeve ndajmë vlera evropiane”.

17 prilli është ditë e madhe, dita që do të shënohet në faqen e ndritur të historisë së re politike të Republikës së Maqedonisë. Askush të mos dyshojë, meritën më të madhe për këtë realizim të suksesshëm të proceseve reformuese dhe këtë njohje të vlerës së reformave e kanë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Qeveria e përkushtuar dhe e vendosur i realizoi reformat, por qytetarët e sollën vendimin që t’u jepet fund politikave të dëmshme, humbëse dhe të fillohet faqe e re reformuese dhe progresive e të ardhmes sonë – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se Raporti i këtij viti nuk dallon aspak nga raportet e disa viteve më herët kur Maqedonia kishte marrë rekomandim të pakushtëzuar.

Qeveria e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së bashkë fituan rekomandim, këtë që sot e fituam, këtë që po na prezantohet si sukses i madh e kemi fituar që nga viti 2009. Pra Qeveria e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së para dhejtë vitesh këtë rekomandim që kemi tani, e kishte pasur. Edhe atë jo një herë, as dy, as tre, as katër herë e as pesë herë, por shtatë herë. Pra Qeveria atë rekomandim e kishte 7 herë dhe vazhdimisht hasëm në atë që quhet pozicion i Greqisë, veton greke – deklaroi Vllatko Gjorçev, VMRO DPMNE.

Partneri tjetër qeveritar, BDI-ja, thotë se është momenti për vazhdim të zbatimit të reformave.

Nuk ka vend për eufori për shkak se nuk kemi kohë. Ka hapësirë, por jo kohë. Duhet shpejtë të vazhdojmë dhe t’i përvishemi punës për të vazhduar me reforma për shkak se kemi afate të rëndësishme që duhet t’i kapim. E kemi qershorin për të marrë datë. E kemi korrikun për të marrë ftesë për në NATO. Por është një inkurajim për ne. Është një inkurajim për gjithë qytetarët e Maqedonisë, për këtë përkushtim dhe punë që treguam gjatë këtyre 10 muajve, por nuk ndalemi. Nga nesër publikojmë planin tjetër për punën e Qeverisë për muajtë që vjen – u shpreh Bujar Osmani, Zv/kryeministër.

Loading...