‘Zbardhet’ parlamenti, ja momenti kur Noka i hedh Ramës miell në fytyrë (Video)
Një tjetër incident në Kuvend. Deputeti i PD-së Flamur Noka i ka hedhur miell kryeministrit Edi Rama ndërsa qëndronte në vendin e tij. Si kurrë më parë opozita nuk pranon të vazhdojë seanca normale. Të gjithë deptutetët e PD janë çuar më këmbë dhe kanë bllokuar foltoren.
Flamur Noka ka nxjerr miellin dhe e ka hedhur në drejtim të kryeministrit, si dhe deputeti i PD Klevis Balliu. Por Rama ka reaguar me gjakftohtësi duke qendruar pa lëvizur, ndonëse xhaketa ishte zbardhur. Ai ka pirë vetëm ujë pa thënë asnjë fjalë. Nga mielli e ka pësuar edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
Loading...