Rajoni

Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët mbështesin Gjukanoviçin

Shpërndaje

Sot votohet në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, të cilat cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Në garë marrin pjesë 7 kandidatë, por beteja zhvillohet mes kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministër dhe rivalit të tij të pavarur Mladen Bojaniç.

Sondazhet japin fitues që në raundin e parë ish-Kryeministrin Gjukanoviç, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë vota e qytetarëve.

Gjukanoviç, një veteran i politikës, u kthye me forcë në skenë dhe premton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

Rivali i tij Bojanic, nuk kundërshton anëtarësimin në BE, por duket qartë që anon nga raportet më të forta me Moskën.

Në këto zgjedhje, faktori shqiptar në Malin e Zi ka premtuar mbështetje për Gjukanovic, duke i rritur ndjeshëm mundësitë e tij për të realizuar parashikimin e sondazheve.

Loading...