Zhduken 15 miliardë dollarë diamante, nën hetim ish-Presidenti (FOTO)

Shpërndaje

Ish presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, është përfshirë nën hetim për zhdukjen e disa diamanteve me vlerë 15 miliardë dollarë.

Mugabe do të dalë para komisionit parlamentar në 9 maj, pasi dyshohet se ka informacione për të ardhurat e fituara nga gurët e çmuar.

Deputetët duan të marrin në pyetje ish-diktatorin për raportin e bërë publik në vitin 2016, se vendi i tij kishte humbur 15 miliardë dollarë për shkak të korrupsionit dhe fshehjes së kapitalit nga kompanitë e huaja minerare.

Komisioni i parlamentit përgjegjës për këtë dosje ka thirrur tashmë disa ish-ministra, shefat e policisë dhe zyrtarët e lartë të administratës për të dëshmuar.

Komisioni i akuzon këta udhëheqës të Zimbabvesë për mashtrim lidhur me fitimet nga minierat e diamantit, për të financuar goditjen e kundërshtarëve të tyre politikë.

Shteti i Zimbabvesë kurrë nuk ka publikuar statistika të besueshme për aktivitetet e tij të diamantit, aktivitet i cili filloi në vitin 2006.

Loading...