Zhdukja e policëve në lumin Lepenc, kërkimet fillojnë edhe në Maqedoni
Edhe në Maqedoni kanë filluar kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc. Siç u shpreh zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Toni Angellovski për TV SHENJA, kërkimet kanë filluar dhe se për çdo veprim janë në koordinim me policinë e Kosovës.
Ai shtoi se për çdo informacion shtesë do të njoftojnë opinionin.
Kujtojmë se në një aksident që ka ndodhur rreth orës 21:00 në Magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit, dy policët kanë rënë me veturën e policisë në lumin Lepenc.
Policia ka thënë se vetura ka thyer barrierat e urës dhe ka ranë në lumë në një lartësi për më shumë se 50 merta.
Policët e aksidentuar, të cilët ende nuk janë gjetur, janë Malsor Dashi 26 vjeç dhe Armend Trena 23 vjeç të dy nga komuna e Kaçanikut.