Zjarr i madh në fabrikën e riciklimit në Kashar – Tiranë (LIVE/VIDEO)

Shpërndaje

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të riciklimit të mbetjeve në zonën e Mëzesit në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen motivet e zjarrit të madh që lëshon shtëllunga të mëdha tymi në ajër.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri dhe në të dyja rastet ka pasur dëme të shumta materiale.

Megjithëse pranë vatrës së zjarrit kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, situata nga zjarri vazhdon të jetë e nderë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 7 forca zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, ndërsa prefektja Suzana Jahollari kërkoi ndihmën edhe të tre zjarrfikëseve të ushtrisë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Banorët e zonën shprehin shqetësim për situatën duke pretenduar se zjarri rrezikon banesat e tyre, përveç ndotjes që është tejet e madhe për shkak të djegies së plastikës.

 

Loading...