Kamenos: Asnjë marrëveshje në parlament, nëse Shkupi nuk ndryshon kushtetutën
Qeveria greke nuk do të dërgojë asnjë marrëveshje në parlament lidhur me emrin e Maqedonisë, nëse vendi fqinj nuk ndryshon kushtetutën, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, njëkohësisht edhe kryetar i partisë ”Grekët e pavarur”, në një intervistë për radion greke ”Alpha”.
”Nuk duket se do të ketë një zgjidhje, pasi vendi fqinj nuk po ndërmerr hapat e duhura në këtë drejtim. Partia ime nuk do të votojë për asnjë emër ku përfshihet termi ‘Maqedoni”, theksoi Kamenos.
Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, nesër dhe pasnesër do të kenë një takim të ri për çështjen e emrit me ndërmjetësuesin e OKB-së, Mathew Nimetz.
Loading...