Putin bëri atë që dështoi ta bëjë cari (Foto)
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hapur zyrtarisht urën e cili lidh Rusinë me pjesën e okupuar të Krimesë.
Ura më e gjatë evropiane është kritikuar nga Ukraina se është konstruktuar nga forcat okupatore ruse.
Lideri i Kremlinit tha se ura 12 mile e gjatë ishte ëndërr e carit rus dhe Stalinit, por ajo u ndërtua vetëm gjatë sundimit të tij.
Rusia ka aneksuar gadishullin Krimea në vitin 2014. Ura e përuruar sot lidh detin e Zi dhe Azov, dhe është çelës kryesor për tokën ruse.
“Ky ishte një projekt që ata u munduan ta arrijnë në të kaluarën në kohën e carit”, tha Putin.
“Provuan në vitin 1930 dhe nuk mundën. Provuan edhe më vonë, por asgjë nuk u bë. Por, ne e menaxhuam. Kjo është e shkëlqyeshme”, ka shtuar Putin.
Ai pohoi se është një strukturë unike jo vetëm për Rusinë, por edhe në gjithë botën, transmeton KosovaPress.