Kjo është pema që jeton prej 12 shekujsh dhe vazhdon të rritet

Shpërndaje

Është një vend që për momentin duhet të mbetet sekret, pak metra nga kufiri me Basilikatin.

Ai ndodhet në një strehim në një fund shkëmbor për gati dy mijë metra lartësi për t’i “shpëtuar” dorës së njeriut dhe ka arritur të jetojë në paqe për më shumë se një mijë vjet. Ndodhemi në Kalabri, në Parkun Kombëtar Pollino, një nga zonat më të virgjra në Evropë.

Atje 1230 vjet më parë, ka lindur një pishë dhe pavarësisht se e plakur dhe e lodhur nga shekujt, vazhdon të çelë filiza të rinj.

E quajtur Lorica, është pisha më e vjetër në Evropë dhe kjo është zbuluar pas katër vitesh studimi në terren nga Gianluca Piovesan, profesor i shkencave pyjore në Universitetin e Tuscia, shkruan “La Republica”.

“Ne e thirrëm atë Enotria Italus në kujtim të mbretit që sundoi këtë rajon në mes të Epokës së Bronzit dhe Epokës së Hekurit. Një fazë delikate të tranzicionit nga jeta nomade në vendbanimet bujqësore”, thotë Piovesan.

Kjo pemë është më shumë se 10 metra e gjatë dhe 160 cm në diametër.

Kjo pemë e kalon me 200 vjet rekordin e Adonis, pishë e të njëjtit lloj e zbuluar në vitin 2016 nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh në rajonin e Pindit në kufirin midis Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë./tesheshi.com/

Loading...