Sport

Adem Ustaollu nga Turqia fitoi turneun e pehlivanave në Studeniçan (Video)

Shpërndaje

Adem Ustaollu ka fituar turneun e sivjetshëm për pehlivana në Studeniçan të Shkupit “Etno Fest Tradita Vazhdon 2018” të organizuar nga Shoqata për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji. Turku Ustaollu mundi në finale Muhamet Vejselin që u ndal në vendin e dytë, ndërsa podium u plotësua me Okan Javashin. Në kategorinë e dytë triumfoi Samir Ibrahimi, duke lënë pas vetes Orhan Imerin dhe Sadik Tairin. Në turneun për pehlivan në Studeniçan morën pjesë mbi 100 mundës nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia.

Kjo ishte hera e tetë e që organizohet ky eveniment në bashkëpunim me Federatën e Organizatave Botërore dhe ballkanike si dhe Federatën e Mundjes Shtetërore të Republikës së Turqisë. Përveç garave në manifestimin ndërkombëtar morën pjesë edhe shoqëritë kultorore artistike që u prezantuan me këngë dhe valle të vjetra popullore. Gjithashtu këtë orgainizim e mbështetën ftyra të njohura të këtij sporti si nga vendi dhe jasht saj si dhe ikona të politikës dhe jetës shoqërore.

“Ne jemi edhe këtë vit shumë të kënaqur rreth organizimit, ashtu që gjithçka shkoi mbarë dhe shpresojë që ky manifestim ky “Etno Fest” do të ketë një jetë edhe më të gjatë. Gjithashtu ne theksuam se ka karakter edhe kulturor, ku morën pjesë edhe shoqëritë kulturore-artistike me vallet që janë vlerë për popullatën e Maqedonisë dhe gjithashtu promovuam edhe ushqimet tradicionale”, ka deklaruar Afet Jashari, organizator.

“Ky është viti i tetë me radhë që po organizohet ky manifestim dhe njëherit dua t’i them popullit të Studeniçanit, “bravo” iu qoftë që po vazhdoni ta mbani si çdo vit traditën e këtij sporti popullor që nga kjo tokë kanë dalur shumë pehlivana. Nga këtu është fillimi i sportit të mundjes deri te mundja moderne ku unë jam shpallur kampion olimpik”, Shaban Tërstena, Kampion Olimpik. Aziz Sahiti /SHENJA/

Turneu tradicional i mundjes në Studeniçan, fitues Adem Ustaoğlu nga Turqia
Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua turneu i 8-të tradicional i mundjes Etno Fest nën moton “Tradita vazhdon”. Në këtë turne i cili u mbajt në fshatin Studeniçan të Shkupit, morën pjesë mbi 100 mundës nga vende të ndryshme, duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë, Bullgarinë dhe Greqinë. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )
13.05.2018 Furkan Abdula
2 / 18

Loading...