Aeroplani ndahet në dy pjesë, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Shpërndaje

Një aeroplan privat është rrëzar në një rrugë në Honduras duke u ndarë në dy pjesë, ku mbetën të plagosur 6 persona. Zëdhënësi i policisë, Mario Rivera tha për ABC se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Agjensia Honduras njoftoi se incidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, ndërkohë që aeroplani po largohej nga Tegucigalpa.

Quhet Gulfstresm G200 Galaxy G813WM dhe thuhet se është rrëzuar në fund të një piste prej dy kilometrash në aeroportin ndërkombëtar Toncontin. Ky njihet si më i rrezikshmi në botë për shkak të pistës së shkurtër dhe të ndërlikuar.

Aeroporti ndodhet në një terren shkëmbor dhe është i rrethuar nga lagjet rezidenciale. Ndërkohë është e paqartë nëse aeroplani ka qenë i thyer apo është ndarë në dy pjesë pas incidentit.

Loading...