Agjentët e DSK-së e largojnë nga puna në TAV-Shkup, të punësuarin shqiptarë me 20 vjet përvojë pune!
Nacionalizmi dhe diskriminimi prezent edhe ne TAV aeroportin e RM, pavarësisht përvojës së gjatë, punës dhe angazhimi profesional, shumë shqiptarëve të punësuar në Aeroportin e Shkupit, nuk paraqet arsye të mjaftueshme që të njëjtët të mos të largohen nga puna.
Keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga agjentët e DSK-së prezent edhe tek te punësuarit shqiptar ne TAV aeroportin e Shkupit, pavarësisht pozitës dhe vendit të punës, punonjësit shqiptarë tashmë nuk janë të sigurt se do të vijojnë punët e tyre në aeroportin më të madh në vend, edhe atë falë diskriminimit që atyre po u bënë Ministria e Punëve të Brendshme me ndarjen e certifikatave të sigurisë.
Para disa ditëve, përgjigje negative për certifikatë sigurie ka marrë edhe njëri prej shumë shqiptarëve të punësuar ne TAV- Enver Kurtishi i moshës 50-vjeçar, i cili ka 20 vite përvojë pune. Enveri, si pasoj e largimit nga puna është shtruar në Klinikat e Shkupit, pasi ka përjetuar sulm në zemër pas refuzimit të kërkesës nga MPB-së për certifikatë sigurie, të cilën të punësuarit duhet ta rinovojnë çdo 1 vit. Dhe jo vetëm Enveri, por brenda javës edhe dy punonjësve tjerë shqiptarë do t’u ndërpriten vendimet e punës, pasi të njëjtëve, edhe pse me disa vite përvojë pune, MPB nuk u ka vazhduar certifikatat e sigurisë.
Trendi i përjashtimit të të punësuarve shqiptarë nga ky aeroport, është më i theksuar viteve të fundit, ndërsa gjithçka lidhet me mos dhënien e certifikatave të sigurisë, nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Portali Pa Censurë nga burimet e afërta të MPB-së kuptoi se disa agjent të këtij departamentit që merren me ndarjen e certifikatave te sigurisë, janë nen hetimet nga Prokuroria Speciale për montimin e shumë rasteve ndaj shqiptarëve te pafajshëm, të cilat janë të njohura për opinionin. Shtrohet dilema se si është e mundur që ende këtyre agjent të DSK-së ju lejohet ushtrimi i detyrës zyrtare.
Udhëheqësit shqiptarë në MPB,duhet që më të ndërmarrin masa për filtrimin e agjentëve të cilët janë shërbyes të jo profesionalizmit dhe qasjes selektive, ndaj të punësuarve në institucione ku ato duhet të pajisen me certifikata të sigurisë.