Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, lëndohen 3 persona (VIDEO)
Zëdhënësi i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë për Televizionin Koha jep detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi në Tetovë ku mbetën të lënduar 3 persona.
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën e Ilindenit, në udhëkryqin afër Universitetit të Tetovës dhe shkollës së mesme medicinale.
Sipas Sektorit për punë të brendshme në Tetovë në këtë aksident komunikacioni janë përfshirë dy vetura edhe atë nje veturë e tipit Mercedes Benz me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 23 vjeçari me iniciale A.A nga Tetova si dhe një Reno Megane e drejtuar nga 27 vjeçari me iniciale F.B nga Strimnica, transmeton Televizioni Koha.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Sektorit për punë të brendshme në Tetovë dhe po punohet në vërtetimin e shkaqeve, rrethanave në të cilat ka ndodhur, vlerën e përgjithshme të dëmit material dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë.Jozyrtarisht mësohet se aksidenti në fjalë mund të jetë shkaktuar nga mosdhënia e përparësisë së kalimit dhe mospërshtatja e shpejtësisë më kushtet e rrugës njofton për Televizioni Koha Marijan Josifovski zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.