Aksident në rrugën Mavrovë – Dibër, 13 vjeçari fluturon nga rruga
Dje rreth orës 17.00, në rrugën regjionale Mavrovi Anovi-Dibër, në afërsi të Digës, vetura e tipit ,,Jugo,, me rimorkio, me targa të Ohrit, të cilën pa leje për vozitje e ka drejtuar 13 vjeçari nga Kavadarci, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar nga ruga, ku është përplasur me murin mbrojtës që gjendet në anën e majtë të rrugës.
Nga aksidenti, vozitësi dhe bashkudhëtarët Sh.D. 31 vjeçe nga Kavadarci dhe M.M. 37 vjeçe nga Kërçova, me veturë tjetër janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Rostushe, prej ku janë transferuar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivarë. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, për shkak të plagëve serioze që ka pasur 13 vjeçari, është dërguar në klinikat e Shkupit, derisa dy bashkudhëtarët e lënduar janë lëshuar në shtëpi.
Pas kryerjes së ekspertizës, punohet në zbardhjen e rastit, dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.