Aksident tragjik në Zvicër, humb jetën shqiptari, plagosen gruaja dhe fëmija

Shpërndaje

Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një shqiptari që jetonte në Zvicër. Aksidenti ka ndodhur në autostradën në afërsi të Humlikon, në Winterthurit, Zvicër.

Viktima është një 42-vjeçar nga Deçani, Kosovë. Ndërkohë e plagosur në gjendje të rëndë ndodhet bashkëshortja e tij.

Fatmirësisht vajza e mitur e çiftit ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Shqiptari ka humbur jetën menjëherë, si pasojë e përplasjes së fuqishme të disa automjeteve. Aksidenti tragjik është shënuar në orët e vona të së dielës, ku janë përplasur disa automjete.

Autoritetet zvicerane po vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

Loading...