Aksidenti tragjik në Shqipëri, identifikohen 3 të rinjtë që humbën jetën sot

Shpërndaje

Identifikohen 3 të rinjtë të cilët humbën jetën pasditen e sotme në jë aksident rrugor në aksin Adriatik –Kurbin. Jul Margjoni 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë, Simon Kaza 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M., 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin, kanë mbetur të vdekur.

“Rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik”, njofton Policia. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip “Lancia” me targë AA 389 MO që kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë, kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Loading...