Aksion policor në veri të Mitrovicës, arrestohen katër persona

Shpërndaje

Katër persona, tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar sot në veri të Mitrovicës duke iu caktuar ndalim policor për 48 orë me vendim të prokurorit. Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Një revole dhe dëshmi tjera të cilat janë gjetur gjatë operacionit të kontrollit, do të shërbejnë për procedurën e mëtejme hetimore. Operacioni i kontrollit është ndërmarrë pas disa rasteve serioze të ndodhura në veri të vendit.”, thuhet në njoftimin e Hotit për rtv21.tv.

Tutje bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni me urdhëresë të Gjykatës janë kontrolluar dy lokacione në veri të Mitrovicës dhe një tjetër në një fshat të komunës së Zveqanit.

Loading...