Aksion protestues i familjarëve të të vrarëve në rastin “Monstra”
Disa qytetarë dhe familjarë të të vrarëve në rastin “Monstra” edhe sot protestuan para Gjykatës Themelore Shkupi 1, për siç thonin ata, drejtësi për ata që humbën jetën. Ata gjithashtu e bllokuan edhe rrugën para gjykate dhe në duar mbanin pankarta “Po luftojmë për drejtësi”, “Drejtësi për të gjallët, burg për monstrat”, e të ngjashme. Edhe pse disa herë gazetarët tentuan që të ju ofrohen për të marrë prononcimet e tyre, ata asesi nuk pranonin dhe i injoronin mediumet. /SHENJA/
Loading...