Maqedoni

Aktivistë të RDK-së kërkojnë që dy deputetët e tyre të shkojnë me Selën?!

Shpërndaje

Aktivistë të RDK-së të krahut të Fadil Zendelit duan që mos jenë pjesë e ndarjeve në Lëvizjen BESA dhe rreshtim në një krah të saj, por të ndahen dhe si subjekt joformal të bashkohen me Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës.

Kjo bëhet e ditur përmes një letre drejtuar në INA nga një përkrahës i Zendelit dhe anëtar i RDK-së që apelon që të mos shkohet me Lëvizjen BESA dhe të bëhen pjesë e përçarjeve, pasi që tashmë është krijuar imazh i keq në opinion.

“Apeloj që ti bëjmë presion Zendelit, jo tek Lëvizja BESA por të veprojmë vetëm. Kemi dy deputetë dhe mund të arrijmë diçka, sepse ato janë votat e tona që i kemi dëshmuar edhe në zgjedhjet lokale me ish-kryetarin tonë Rufi Osmani. Ne jemi strukturë më e organizuar dhe në vend që të ngrejmë një parti tashmë që nuk dihet se kujt do ti takojë, më mirë të drejtohemi kah Aleanca me Shqiptarët, duke u shëndërruar në një bllok më të fuqishëm”, thotë anëtari i RDK-së.

Ai nënvizon se asnjëherë nuk do të bashkëpunojnë me Vesel Memedin, në rast të një unifikimi më të gjerë të bllokut opozitar. Megjithatë Fadil Zendeli dhe deputetja Teuta Bilalli tashmë janë rreshtuar me Bilall Kasamin, i cili pritet që në kongresin e 24 shkurtit të rizgjidhet për kryetar të Lëvizjes BESA.

Loading...