Aleanca për Shqiptarët të gjithë besimtarëve ua uron muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i Ramazanit pa dyshim se është muaji në të cilën njerëzimi mendon, frymon dhe vepron ndryshe sepse mirësia , sinqeriteti, qetësia shpirtërore pushton çdo hapësirë dhe kjo ndodhë falë madhështisë që përcjell muaji i shenjtë i Ramazanit dhe agjërimi!
Agjërimi nuk nënkupton vetëm abstenim nga ushqimet dhe dëshirat tjera por agjërimi në vete ngërthen bindjen ndaj Krijuesit si dhe solidarizim me ata të cilët brenda ditës nuk e kanë “luksin e të ushqyerit ” tri herë në ditë!
Aleanca për Shqiptarët të gjithë besimtarëve të konfesionit Islam ju uron agjërim të lehtë dhe të pranueshëm duke lutur Zotin e madhërishëm që çdo vepër dhe lutje tuajën ta shpërblej me shpërblimet e Tij !
I juaji,
Ziadin Sela
Loading...