Alimi në gjyq kërkoi përkthyes në gjuhën shqipe
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin ‘Titanik 3’, Ismet Guri i tha gjykatës se nuk kishte nevojë për përkthyes, ndërsa Ejup Alimi kërkoi përkthyes nga maqedonishtja në shqip.
Ndryshe në vazhdimin e sotëm avokati mbrojtës Elenko Millanov kërkoi përjashtimin e prokurores Katica Janeva.
Gjykatësja Ola Ristova dha një pauzë që këshilli të sjell vendim për kërkesën e parashtruar.
Pas pauzës prej gjysmë ore gjykatësja Ola Ristova, nuk e vazhdoi seancën për shkak të raportimit për probleme urgjente familjare të gjykatëses së dytë Gordana Spirovska.
Seanca për rastin “Titanik 3” është anuluar për datën 11 maj.
Loading...