Ambasada greke presion për të hequr librat mbi Çamërinë nga “Panairi Librit”
Shoqata “Çamëria” ka akuzuar ditën e sotme ambasadën greke se po bën presion për të hequr librat që flasin mbi Çamërinë nga stendat që janë ngritur në Muzeun Kombëtar.
Sipas shoqates, Ministria arsyeton se kanë lejen e Ditmir Bushatit për të hequr stendat.
“Ministria e Jashtme ti kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame. Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z.Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje. Shpresojmë që z.Bushati të mos bëhet pjesë e “lojrave greke” duke rënë dakort që të hiqet një stende më librat për Çamërinë. Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë. Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre. Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke këmbngulur për heqjen e stendës “Çamëria””, – thuhet në deklaratën e shoqatës “Çamëria”. /Blitz.al/