Sport

Andres Iniesta pozon me 32 titujt e fituar te Barça

Shpërndaje

Andres Iniesta është duke e shijuar ditët e tij të fundit si lojtar i Barcelonës. Pret të luajë ndeshjen e fundit në “Camp Nou”, ku do të zhvillohet edhe ceremonia madhështore për “lamtumirën” e tij. “Fuentealbilla” do të kujtojnë imazhe të mëdha nga ky stadium, nga kjo skuadër, të tilla si fotografia me 32 trofetë, që ka fituar si lojtar i ekipit të parë të Barcelonës. Ai ka pozuar me të 32 trofetë, që janë nxjerrë nga muzeu i klubit dhe janë renditur njëri pas tjetrit në fushën e blertë të “Camp Nou”. Iniesta ishte i shoqëruar në këtë foto të veçantë nga miqtë e tij, si Jordi Mesalles, fizioterapisti i ekipit të parë, Joel Borras, Ceremonia e lamtumirës, ajo institucionale, do të mbahet në “Camp Nou”, në prani të shumë VIP-ve të dielën (ora 20:45). Iniesta do të luajë ndeshjen e tij të fundit si lojtar i Barcelonës kundër Real Sosiedad.

Loading...