Argjendari nga Shkupi në punëtorinë e tij jep mësime për Kur’anin

Shpërndaje

Argjendari nga Shkupi Nexhmedin Bushi i cili në punëtorinë e tij u mëson nxënësve Kur’an-i Kerimin, thotë se ky është profesioni i dytë i tij.

Bushi i cili në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, merret me argjendari, në njërën anë po përpiqet që t’i japë arit formë me duart e tij, kurse në anën tjetër në punëtorinë e tij po u mëson nxënësve si të lexojnë Kur’an-i Kerimin.

Ai duke folur për Anadolu Agency (AA) tregoi se vjen nga një familje zanatçare. Bushi thotë se edhe babai, xhaxhai dhe vëllezërit e tij janë marrë me zanat.

Bushi thotë se mësimi i Kur’an-i Kerimit është profesioni i dytë i tij. “Kjo e dyta ka lindur vetvetiu si nevojë. Babai im kishte shumë dëshirë që njëri prej fëmijëve të tij të bëhej hafëz. Por të bëhesh hafëz nuk bëhet vetëm me dëshirën e njeriut, duhet edhe të bëhet nasip”, thotë ai.

Duke bërë të ditur se në Xhaminë Allaxha në Shkup ka filluar që të marrë mësim për hafëzllëk, Bushi thotë se e ka lënë atë në gjysmë dhe iu është drejtuar zanatit.

– Ka filluar të jap mësime të Kur’anit nga çirakët

Bushi thotë se edhe pse nuk është bërë hafëz, ka filluar që t’iu mësojë të tjerëve Kur’an-i Kerim-in, duke e vlerësuar këtë si borxh ndaj atyre që kanë investuar për ta. Ai thotë se së pari ka filluar që t’ia mësojë leximin e Kur’an-i Kerimit çirakëve, e më pas të tjerëve.

“Më herët nuk ka pas nevojë që një fëmijë të pyesësh a din Kur’an apo jo, sepse të gjithë e dinim. Edhe pse ishte e ndaluar, nuk ka pasur shtëpi që nuk i dërgonin fëmijët nëpër mektebe”, thotë ai.

Duke theksuar se gjatë kohëve të fundit kjo vlerë ka filluar të humbet, Bushi thotë se shumica prej të rinjve nuk dinë të lexojnë Kur’an.

Bushi tregon se mesatarisht për një vit iu mëson leximin e Kur’anit 4 deri në 7 personave të grupmoshave të ndryshme. “Të vegjlit kanë qenë prej moshës 7-8-9 vjeçare, kurse më i moshuari për këtë vit ishte 59 vjeçar”, tregon ai.

– Deri më tani ka pasur më shumë se 50 nxënës

Duke u shprehur se për 25 vite po përpiqet që t’iu mësojë të tjerëve leximin e Kur’anit, Bushi thotë se deri më tani ka pasur më shumë se 50 nxënës.

Ai tregon edhe për një rast interesant që ka përjetuar gjatë mësimit të Kur’anit në punëtorinë e tij. “Gjatë muajit të Ramazanit e bëmë një hatme me nxënësit të cilët i mësoja këtu. Njëri pa se këtu 35-40 veta po e lexojnë Kur’anin dhe u pikëllua shumë. Dhe ne e vërejtëm se nuk është diçka në rregull me këtë njeri dhe i thamë ‘çfarë po ndodh me ty’. Dhe ai u përgjigj ‘Të gjithë po dinë të lexojnë, kurse un ende nuk di’. Elhamdullillah nga vjet e mora dhe këtë vit ai po e përfundon kursin e Kur’anit”, thotë Bushi për AA.

Bushi po ashtu tha se ka figura nga profesione ndryshme, duke filluar nga politikanët, sportistët, tregtarët e çarshisë, që shkojnë te ai dhe kërkojnë të mësojnë Kur’anin.

Ndërkaq, 17 vjeçari Ëndrim Asani thotë se këtu e ka mësuar leximin e Kur’anit. “Si fëmijë vija këtu me të afërmit. I shihja të tjerët të cilët e lexonin Kur’anin dhe ishin nxënës të baca Nexhë. Dhe edhe mua më erdh një dëshirë që të jem edhe unë nxënës i bacës Nexhë”, tha ai.

Argjendari nga Shkupi Nexhmedin Bushi i cili në punëtorinë e tij u mëson nxënësve Kur’an-i Kerimin, thotë se ky është profesioni i dytë i tij. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )
Argjendari nga Shkupi Nexhmedin Bushi (foto) i cili në punëtorinë e tij u mëson nxënësve Kur’an-i Kerimin, thotë se ky është profesioni i dytë i tij. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )
Argjendari nga Shkupi Nexhmedin Bushi i cili në punëtorinë e tij u mëson nxënësve Kur’an-i Kerimin, thotë se ky është profesioni i dytë i tij. ( Furkan Abdula – Anadolu Agency )
Loading...