Arrestimi i Saimir Tahirit, zbardhet vendimi dhe akuzat

Shpërndaje

Pak çaste më parë Gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke pranuar pjesërisht kërkesën e bërë nga prokuroria.

Ja vendimi i Gjykatës:

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3./syri.net

Loading...