Arrestohet aktori i ‘Stupcave’, Mensur Safqiu (Foto)

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e KosovaPress lidhur me arrestimin e aktorit Mensur Safqiu, i njohur për publikun me rolet e bashkëpunimet te ‘Stupcat’.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar arrestimin për “GazetaBlic”, duke treguar se Safqiu është duke u intervistuar nga policia.

“Ende nuk di për çka dyshohet sepse janë në intervistim”, tha ajo. Po ashtu nuk dihet nëse prokurori do të nis hetime lidhur me rastin. 

Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit.

Loading...