Arrihet marrëveshja, Griezmann te Barcelona?

Shpërndaje

Barcelona dhe Atletico Madrid raportohet se kanë arritur marrëveshje prej rreth 115 milionë eurosh për transferimin e Antoine Griezmannit në Camp Nou.

27-vjeçari është përmendur për kalim te katalonasit qe disa muaj, ndërsa tani sipas “The Sun”, Barcelona ka pranuar të paguajë shifrën e kërkuar vetëm që të sigurojë shërbimet e francezit.

Griezzman, që dëshiron që e ardhmja e tij të caktohet para Botërorit, ishte afër kalimit te Manchester Unitedi verën e shkuar.

Ish-ylli i Real Sociedadit deri tani është paraqitur 207 herë për Atleticon dhe ka shënuar 110 gola e ka asistuar 40 herë.

Loading...