ASH: Kjo Qeveri dështoi, Zaevi mashtroi

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët përmes një konference me gazetarët ka shprehur reagimin e saj lidhur me një vjetorin e qeverisjes aktuale.

zëdhënësi i kësaj partie, Flakron Bexheti tha se Qeveria LSDM –BDI e cila e nisi rrugetimin e vetë si Qeveri Reformatore, nga qytetarët u prit е si Qeveri shpëtimi, që do siguronte kushte normale për jetë më të dinjitettshme, mbase edhe kishte një fillim të sukseshëm që premtonte ardhmëri më të mirë .

“Një fillim i mbarë, kur në qeverisje merrte pjesë edhe Aleanca për shqiptarët, ishte shpresëdhënës edhe për shqiptarët. Tani më, në rrumbullaksimin e një vjetorit të kësaj qeverisjeje, si duket, shpresa për suksese, si rezultat i premtimeve në fusha të ndryshme të shoqërisë po shuhet.”, nënvizoi Bexheti.

Me këtë rast, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo qeverisje dështoi në shumë plane të premtimeve parazgjedhore, duke i radhitur më poshtë: • Zhagitja e hyrjes në fuqi e Ligjit të Gjuhës shqipe, që ishte projekti më serioz i Mrrëveshjes së Ohërit dhe mosgatishmëria e Kryetarit të Parlamentit ta shpall ate në Fletën zyrtare, dëshmoi se BDI,nuk ka kapacitete të plota qeverisëse.

• Mos përfillja e Partive shqiptare opozitare për cështjen e emrin në tryezën e liderëve, per Zgjedhjen e Kontekstit të emrit të Maqedonisë, dhe përfaqësimi i shqiptarëve vetëm nga BDI që sipas rezulltateve të fundit zgjedhore nuk e përfaqëson shumicën e shqiptarëve.

• Dështimi në Reformat e sistemit të drejtësisë.

Zgjedhja aq e pritur e Prokurorit Publik dështoi që në fillim. Puna e parë e Prokurorit Publik ishte rikualifikimi i veprës penale për rastin e Almirit, nga vrasje me paramendim, në një incident të thjeshtë komunikacioni.

• Zgjedhja e disave nga kryetarët e Gjykatave themelore, nga Këshilli gjyqësor republiKan, ishte me ndikim politik të LSDM dhe BDI, sepse zgjodhën kuadro të afërt më këto dy subjekte politike, ashtu siç vepronte VMRO-BDI gjatë qeverisjes paraprake.

• Këshilli Gjyqësor republikan,në asnjë mënyrë nuk e garanton pavarësinë e gjyqësorit, po e pengon edhe më shumë autonominë e tij , konstatim ky që u vërtetua edhe nga raporti i Pribesë.

• Mosndëshkimi i gjykatësve, prokurorëve, dhe inspektorëve të policies, që kanë montuar procese politike me dënime maksimale siç është rasti i Sopotit, i Monstres si dhe heshtja e vazhdueshme për ta zbardhur rastin e Kumanovës.

• Dinamika e ngadalshme e procesuimit të lëndëve të ndryshme për vepra penale që janë hapur nga Prokuroria Publike Speciale.

• Dështimi i Këshillit për reforma në drejtësi, që u dëshmua edhe nga dorëheqja e disa ekspertëve të kësaj fushe.

• Mosndëshkimi i disa zyrtarëve të BDI-së që kanë qenë pjesë e qeverisjes me VMRO për të cilët ka dyshime për vepra të ndryshme penale, korrupcion, krim të organizuar dhe falsifikim zgjedhor.

Disa nga këto vërejtje u theksuan edhe në raportin e progresit për Maqedoninë.

Këto ishin vetëm disa nga vërejtjet që i pengojnë reformat e premtuara në sistemin e drejtësisë.

• Dështimi i reformavë për zhillim Ekonomik.

• Maqedonia është vendi i vetëm në Ballkan që nuk shënoi rritje ekonomike në vitin 2017,fakt ky që u vërtetua edhe në dialogun e Bashkimit Evropian me shteteve të Ballkanit perëndimor.

• Rritja e borxhit publik si në kohën e regjimit të kaluar.

• Vazhdon edhe me tej diskriminimi ekonomik ndaj shqiptafrëve, andaj pyesim Kryeministrin Zaev, ku është përmirësuar gjendja në shpërndarjen e parasë publike për komunat shqiptare, dhe nga rritja e 18 milionë eurove për trasnferet për pushtetin lokal, sa ndahen për komunat shqiptare?

• Nga rritja për 50 % të buxhetit e fondit për vise të pazhvilluara e pyesim kryministrin Zaev, sa nga këto mjete planifikohen për Komunat shqiptare.

• Dhe pse Ministrat shqiptarët menaxhojnë me ministritë vetëm me 5% të mjeteve buxhetore?

• E pyesim Kryeministrin Zaev nësë punësimi qenka prioritet për qeverinë, pse kjo e drejtë iu mohohet qytetarëve të Gostivarit me bllokimin e buxhetit nga ana Juaj, dhe a është ky diskrimin mbi baza etnike?

• Dështimi i reformave të premtuara në Arsim dhe Shëndetësi.

• Reformat në Arsim dhe Shëndetësi as që kanë filluar, ndërsa infrastruktura vazhdon të jetë e mjerueshme në këto institucione.

• Qeveria aktuale as që i ka nisur hapjen e vendeve të reja të punës, për të ndaluar ikjen e të rrinjve nga vendi që kohëve të fundit po mer përmasa katastrofale.

• Pyesim Kryeministrin Zaev, ku mbeti motoja e tij për Jetë të barabartë, për të të gjithë, kur me marrjen e kompetencave në menaxhimin me arsimin, ndëshkohet vetëm një Komunë shqiptare.

• Dhe krejt në fund, si mendon Kryeministri Zaev dhe Qeveria e tij se do ti zbatojë reformat e paralajmëruara me partner koalicioni, përgjegjës për dështimet e qeverisë së kaluar?”, theksoi zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti.

Loading...