Maqedoni

ASH: Teuta Arifi të japë llogari në Sheshin e Tetovës dhe jo debate partiake në UEJL!

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj informatës qe TV 21, ka paralajmeruar debat te hapur te Kryetares së Komunës së Tetovës qe pritet te mbahet neser ne UEJL, duke e vleresuar këtë veprim te dëmshëm qe prek autonomine dhe pavarësine e UEJL, madje ASH nëmerpjet ketij reagimi ka bërë thirje TV 21, Rektoratit të UEJL dhe Znj Teuta Arifi te heqin dore nga UEJL duke zhvendosur debatin ne Qender ose ne Pallatin e Kulturës duke ju dhëne hapësire edhe qytetarëve tjerë dhe jo vetëm antarëve partiak të jenë pjesë e debatit.

Ja Reagimi i plotë i ASH:

Ditën e nesërme më 16.05.2018 ora 15.00, TV 21- Maqedoni, ka paralajmëruar debat të “hapur” me Kryetaren e Komunës së Tetovës znj. Tetuta Arifi për të dhënë raport politik për punën e saj 6 mujore. Një gjest për ta përshëndetur. Megjithatë shprehim indinjatën tonë të thellë se pse ky debat po organizohet në një vatër arsimore më saktë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, dhe jo në qendër të Tetovës sic ishte debati që u mbajt para zgjedhjeve me të gjith kandidatët tjerë për kryetar komune.

Denojmë ashpër tendencat e kordinuara, për të ikur nga “mejdani” i vertetë sic është sheshi i Tetovës, dhe tendencat për ti futur ‘hundët” në një institucion arsimor sic është UEJL-I. Kërkojmë urgjentisht nga TV 21, nga Rektorati i UEJL-it dhe nga vetë Kryetarja e Komunës Teuta Arifi, që të heqin dorë nga aktiviteti i tyre i organizuar në UEJL, duke rruajtur pavarësinë shkencore, dhe akademike të UEJL, dhe duke e bërë këtë instiucion autonom edhe larg debateve partiake dhe veprimtarive politike.

Kërkojmë që ky debat urgjentisht të zhvendoset në sheshin e Tetovës, ose në Pallatin e Kulturës dhe duke ju dhënë të gjithë qytetarëve mundësi dhe hapsirë të jenë pjesë e debatit, dhe jo ai debat të bëhet në amfietatrin e UEJL-IT dhe të përzgjidhet publiku vetëm nga njerëz të zgjedhur partiak të cilët dje dhe sot po ftohen me sms nga ana e kabinetit të znj Teuta Arifi.

Loading...