“Ato fjalë i ka thënë alltia e jo Hakia”, i tha Aziri-Fatime Fetait

Shpërndaje

I akuzuari në rastin “Monstra”, Haki Aziri gjatë marrjes në pyetje nga prokurorja Fatime Fetai lidhur me deklaratat e dhëna para gjykatësit hetues, e pyeti Fetain dhe të pranishmit në sallë nëse ndonjëherë në jetë kanë qenë të kidnapuar dhe kështu do të kuptonin hamendjet e tij lidhur me dy deklaratat e dhëna më 2 dhe 7 maj.

Meqë Fetai e pyeti Azirin përse deklarata e parë është më e shkurtër dhe e dyta më e gjatë, Aziri tha se asnjëra prej deklaratave nuk ka qenë e tija, se ia kanë imponuar.

Por, Fetai insistonte të nxjerrë fjalë prej Azirit duke e pyetur me insistim se a është gjithçka në deklaratën e tij e rrejshme.

Në një moment Fetai i propozoi gjykatës që t’ia diktojë deklaratën Azirit për sa orë të ketë nevojë dhe tia mësojë sikurse ia kanë mësuar inspektorët, në mënyrë që të bindet nëse vërtetë ka arritur ta mbajë mend aq lehtë deklaratën. Por gjykatësi nuk e pranoi kërkesën.

Fetai vazhdimisht tentonte që të nxjerrë gjendjen faktike nga Hakiu nëse vërtetë e kanë torturuar, por ai insistonte se rrahjet kanë qenë nga trupi, e jo nga fytyra prandaj nuk dukeshin.

Fetai i bëntë edhe pyetje nëse i kanë dhënë ushqim, e kanë lënë të kontaktojë me familjen ose e kanë lënë të pijë duhan, dhe gjithë këto mundësi i kishte pasur.

I akuzuari Haki Aziri denoncoi se personi që e ka marrë në pyetje e kishte emrin Radnik. Aziri pranoi se është në komunikim me Alilin dhe Afrimin që janë në Kosovë, nëpërmjet viberit./SHENJA/ 

Loading...