Bebe Rexha nxjerr sekretin: Më ngacmoi seksualisht, dola me vrap nga studio e tij
Shumë këngëtare, e më së shumti aktore, kohët e fundit kanë rrëfyer se janë ngacmuar seksualisht.
Këtë herë është Bebe Rexha, e cila ka bërë publike këtë detaj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka treguar historinë e saj me anë të postimeve në “Twitter”.
Ajo bën me dije se producenti Detail e kishte ngacmuar atë seksualisht. “Ai e provoi edhe me mua, kur isha në fillimet e mia, por dola me vrap nga studio e tij. Karma, një Bush***”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.
Producenti i reperit Drake është duke u përballur me akuza për abuzime seksuale ndaj dy femrave, dhe së fundmi i është shtuar edhe këngëtarja Bebe Rexha.
Loading...