Bes Kallaku i nxjerr të palarat Nard Ndokës: Më kthe 100 eurot që m’ke borxh!
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Nard Ndoka është indinjuar me mediat online pasi sipas tij kanë keqinformuar publikun.
Ditën e djeshme në media qarkulloi një artikull ku u rëndiste deputetin në fjalë si një ndër politikanët i cili përveç rrogës, shteti i paguan edhe qeranë e një shtëpie në Tiranë prej 350 mijë lekë të vjetra.
Por “gabimi” qëndronte tek pasuria e deklaruar prej tij, pasi në media u fol se ai ka deklaruar një pasuri prej 900 mijë euro, kurse Ndoka shkruan se në llogari ka vetëm 900 euro, raporton albeu.com.
“Unë deklaroj 900 euro në llogari bankare; njeri portal e bën 900 mijë euro, tjetri shkruan mbi 900 mije euro, të tjerët e bëjnë lajmin me copy/paste!”- shkruan ndër të tjera Ndoka.
Por as pas këtij shpjegimi nuk është bindur aktori i njohur i humorit Bes Kallaku.
Bes Kallaku i kërkon Nard Ndokës t’i kthejë ato 100 euro që sipas tij, deputeti ia paska borxh, sigurisht e gjithë kjo një shaka.
Bes Kallaku: Nard Ndoka a ka mundsi me mdhon pak ata 100€ qe mke borxh. Sepse ke 1 vit qe mthu jo skam kte muj, jo jam ne opozite, jo mduhet gamardare per plazh, jo skam pagujt lekt e shezllongut. Me sill leket vlla, te lutem. Un besoj portalet.
Postimi i plotë i Nard Ndokës
Këto portalet tona i ka kapur virusi i klikimeve, si “sëmundje ngjitëse”: shpif apo gabon njëri portal dhe i referohen të gjithë të tjerët!
Pa standarde, pa rregulla, pa vertetësi, pa konfirmim, pa asnjë burim; jo më me dy burime sipas rregullit bazë të gazetarisë!
Unë deklaroj 900 euro në llogari bankare; njeri portal e bën 900 mijë euro, tjetri shkruan mbi 900 mije euro, të tjerët e bëjnë lajmin me copy/paste!
Kur kërkon një sqarim, apo përgenjeshtrim, të përgjigjën: “jemi referuar një lajmi te X portali”, që në fakt është anonim!
♦️Si fillim, me armiqësuan me tre djemtë e mij; “pse mor babo shkojmë e punojmë kamajera në Maltë ne, kur paske mbi 900 mijë euro në bankë?
Pastaj plasën telefonat dhe sms-të; njëri kërkonte borxh, tjetri më shkruante; pse smë paske treguar!
Një nga zona elektorale më tha: “Pse nuk na dhe asnjë euro në fushate për vota, mbasi paske mbi dy milion euro?!
Hajde portale hajde; me një kërkim mund ta vertetoni saktësisht në faqen zyrtare të ILDKPKI-së, me një sms mund të merrni konfirmim edhe nga une.
Nga 900 euro ne 900.000, janë tre zero më shumë, si veshtirë për tu shkruar gabim, apo ngatërruar!
Aq më tepër se shkruhet saktësisht; se Nard Ndoka ka deklaruar vetë mbi 900 mijë euro!
Gjithsesi fjala e juaj në veshin e qeverisë. /albeu.com/