Maqedoni

Bexheti: BDI shpërfilli propozimin e ASH-së, votoi atë të Ivanovit!!

Shpërndaje

Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti ka theksuar se BDI votoi në heshtje propozimin e Gjorgje Ivanov për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë.

“Duke u marrur pak si tepër me ‘Ilinditën’, BDI, votoi në heshtje propozimin e Kryetarit “koncensual” Gjorgje Ivanov për Guvernator të Bankës Popullore të RM, duke hequr dorë nga propozimi i tyre për Guvernator, dhe duke e shpërfillur nje kandidat tjetër profesionist apartiak, siç ishte i propozuari i ASH-së, Gazmend Kadriu.”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Flakron Bexheti.

Sipas tij, më mirë do të ishte për BDI dhe shqiptarët ta pranonin propozimin e ASH-së, se sa te Ivanovit, po nejse votuesit shqiptar do të duhet ta mbajne mend këtë detal, jo të vogël politik, ka nënvizuar Bexheti. Siç dihet BDI kishte targetuar për postin e guvernatorit, duke propozuar ish-ministrin Fatmir Besimi.

Loading...