“Bija e Kusherina” vjen nga gjashtë motrat Mustafa (Video)

Shpërndaje

Motrat Mustafa janë këngëtare shumë të kërkuara në dasma dhe ahengje të tjera familjare.

Jemi mësuar që t’i shohim aktive më shumë Sahiden dhe Safeten, por përvec tyre këndojnë edhe katër motrat e tyre, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë ato kishin paralajmëruar projektin e ri me titull “ Bija e Kusherina”, këngë e cila sapo është publikuar në kanalin YouTube.

Kënga vjen e shoqëruar me videoklip i punuar nga EmfCreative me tekst dhe muzikë nga Kreshnik Avdiu dhe orkestrimi nga Rrahman Kryeziu.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën me të re nga motrat Mustafa.

https://www.youtube.com/watch?v=mPUeRu6NU-g&feature=youtu.be

Loading...