BIRN: Dy deputetët e Kasamit mund të kalojnë te Gashi
Rrjeti investigues BIRN shkruan lidhur me zhvillimet brenda koalicionit qeveritar pas zgjerimit të këtij koalicioni me Lëvizjen Besa të udhëhequr nga Afrim Gashi dhe me PDSH-në e Menduh Thaçit.
Në këtë tekst, BIRN rikujton se negociata për kyçje në qeveri zhvillonte edhe Besa e Kasamit, por se ato dështuan për shkak se kryeministri Zaev u ofroi “vetëm” post zëvendës ministror. BIRN paralajmëron mundësinë që dy deputetët që aktualisht janë pjesë e Lëvizjes Besa të udhëhequr nga Kasami, mund të kalojnë te Besa e Afrim Gashit.
“Dy deputetët e krahut të Kasamit mbeten opozitë konstruktive, por nuk përjashtohet mundësia që edhe ata t’i bashkëngjiten shumicës, nëse procesin vijues gjyqësor për emrin, logon dhe vulën e partisë e fiton krahu i Gashit”, shkruan BIRN.