Bit-Pazar, largohen tezgat e shitësve të luleve

Shpërndaje

Autoritetet e Çairit dhe të Qytetit të Shkupit me ndihmën e forcave policore kanë larguar të gjitha tezgat e shitësve të luleve jashtë Bit Pazarit. Por, kjo sërish ka nxitur reagimin e tregtarëve të cilën kanë bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie me vendimin për dislokimin e tyre pas poliklinikës së Bit Pazarit. Nga Komuna e Çairit thonë se pavarësisht protestave nuk do të ketë asnjë përjashtim për të larguar e të gjitha tezgat dhe objektet tjera që pengojnë këmbësorët dhe makinat. Shitësit gjatë protestës kanë fyer dhe penguar ekipin e televizionit Alsat të merr prononcimet e tyre me arsyetimin e protesta nuk është transmetuar në mënyrë të duhur.

 

Loading...