Boshkovski: Mijallkov me siguri është i gatshëm t’më kërkojë falje (Video)
I dëmtuari në rastin “Tortura”, Lube Boshkovski, pas anulimit të seancës së sotme tha se mendon që Sasho Mijallkov me siguri është i gatshëm t’i kërkojë falje dhe se kjo pyetje do të duhet t’i parashtrohet Mijallkovit.
“Ai u ngrit të më përshëndet, me siguri të kërkojë falje për atë që ka bërë në të kaluarën. Ne kemi mirëkuptim. Ata janë në gjendje të vështirë, nga njerëzit më të fuqishëm në shtet tani janë në gjendje të luftojnë për lirinë e tyre dhe patjetër të kemi mirëkuptim për gjendjen ku janë”, ka thënë Boshkovski.
Loading...