Maqedoni

Boshnjakovski: Mercedesi i blinduar nuk do të shitet deri në fund të procesit gjyqësor

Shpërndaje

Procedura për shitjen e mercedesit të blinduar ka ndaluar, siç tani më është kumtuar, sepse procesi gjyqësor është në vijim dhe deri në përfundimin e tij dhe marrjes së dokumentacionit se ai më nuk është lëndë e procesit gjyqësor do të dalim me informacione të reja, deklaroi Mile Boshnjakovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse automjeti do të mbetet për nevojat e Qeverisë sepse shfrytëzohet për transportin e funksionarëve të lartë të huaj.
Zëdhënësi konsideron se ai nuk është automjeti i vetëm në MPB me standarde të sigurisë për mbrojtjen e delegacioneve të larta të cilët qëndrojnë në Maqedoni, por tha, nuk mund ta konfirmojë këtë.

Në lidhje me përgatitjet për formimin e Agjencisë operative-teknike, e cila duhet të fillojë në muajin nëntor, Boshnjakovski u përgjigj se procesi është në Kuvend dhe para dy ditësh është shpallur konkursi për emërimin e drejtorit.

“Për momentin, Kuvendi ka sjellë vendim që të shpallet konkurs publik për emërimin e drejtorit të kësaj agjencie dhe kjo është procedurë në Kuvend”, tha zëdhënësi qeveritar.

Qeveria në seancën e djeshme të 69-të solli vendim për dhënien e pëlqimit për konvertim të përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për përpunimin e projektit për infrastrukturë për ndërtimin e tubacionit kryesor të furnizimit në rajonin e Pollogut i cili do të mbulojë shumë komuna.

Boshnjakovski sot në konferencë për shtyp kumtoi se dje është sjellë edhe vendim për punësime në kohë të pacaktuar në shkollat fillore dhe të mesme, është formuar grup punues për zgjidhjen e problemit me lindanin në SHA Ohis dhe se është miratuar informacioni për formimin e grupit të punës që do të përgatitë dokumentacion për zbatimin e procedurës së tenderit për përzgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike./Express/

Loading...