Braziliani e mbulon veturën e tij me fotot e futbollistëve të Botërorit (Foto)
Fanatiku i futbollit nga Brazili e ka mbuluar tërë veturën e tij Volkswagen Beetle me fotografitë e futbollistëve të Botërorit.
Atij iu deshën rreth 15,000 fotografi Panini për të mbuluar tërë veturën e tij, transmeton Koha.net. Për këtë aksion, ai pati nevojë edhe për ndihmën e shokëve.
Ai njoftoi se Beetlen e tij do ta vozisë në këtë dizajn të ri derisa të përfundojë Botërori.
Nuk dihet se kush është ky fanatiku, edhe pse mediat braziliane pohojnë se është Enrique Pedrotti, ylli i kanalit YouTube.
Loading...